Abaz Thaqin e përkujtojmë:
Mirësinë e tij prej shokut të shkëlqyeshëm. heroizmin e tij të pa shoq dhe sakrificën e tij të pa ndërprerë deri në flijim atdhedashurinë e tij përpjekjet e tij të pa ndërprera për Kosovën e lirë e të pavarur heqjen e kufirit në mes të shqiptarëve. qëndrimin e tij intelektual para udhëkryqeve dhe sfidave nacionalizmin e tij të moderuar komandën e tij të pranueshme për çdo ushtar “Pas meje Trima” djalin ,vëllain dhe bashkëshortin e shkëlqyeshëm.
Thaqi ishte pjesëmarrës aktiv në demonstratat e vitit 1981-1983. Në këto aktivitete ishte pjesëmarrës dhe motivues. E dinte qëllimin dhe rëndësinë e këtyre demonstratave, por edhe rrezikun dhe pasojat. Thaqin e kujtojmë për veprimtarinë e rëndësishme kombëtare në planin e motivimit, stërvitjes, përgatitjes dhe armatosjes dhe evakuimit të tyre nga lufta në Kroaci. i ushtroj ushtaret shqiptar për përdorimin e armëve, përgatiti mirë në taktikat luftarake, prita, minime, deminime, mbrojtje, sulme, luftë guerile, luftë frontale etj. Këtë bagazh njohurish për luftë i e kishte krijuar në shkollën ushtarake në Kroaci. Autoritetet ushtarake kroate kishin fituar besim të plot për Abazin. Andaj i emërohet zv. Komandant i objektit më rëndësi të veçantë ”Velebit3.” (Depo e Armatimit) të Armatës së pestë Jugosllave në Dellnicë.-Kroaci.
Mbante lidhje të vazhdueshme më koleget e vet shqiptar më vonë bashkëluftëtarë në luftën e Koshares si Rrustem Berisha, Afrim Beka, Skënder Hasangjekaj etj. Ata bisedonin dhe sillnin vendime për veprime të mëtutjeshme në plan të përgatitjes së luftës në Kosovë. Evakuimin e ushtarëve shqiptarë dhe furnizimin më armë për luftë në Kosovë. Armatën Kroate e braktisi vet më 15.11.1990 më Vendimin nr. 43/77/2. Në këtë vendim shkruan largohet më vet dëshirë. Vazhdoj aktivitetin për mobilizimin, motivimin e të rinjve për luftë për lirinë e Kosovës. Mori pjesë në ushtrime ushtarake në Golem, Kolsh dhe Kalimash.
I kishte fituar besimin e të rinjve, posaçërisht atyre që e njihnin më herët. Për guximin, trimërinë,shkathtësitë e tij fizike dhe artin luftarak Abaz Thaqi u emërua nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Kolonel Ahmet Krasniqi ushtarak në gardën e Kosovës “SKENDERBEU”. Nga kjo gardë më pëlqimin e eprorëve të vet vjen në GO3. Në Papaj. Nga Komandanti i GO3, caktohet komandant i logjistikës në repartin Ushtarak në Babinë. Për një kohë të shkurtër përgatiti ushtarët e vet për logjistikë. Më 08. 04.1999 vendoset në Padesh në piken kufitare “Shtëpia e Sadikut”. Pasi që përgatiti ushtaret në për funksionim normal të logjistikës , kaloj në vijën e zjarrit për të marr Karakollin e Koshares. Më 09.04.1999 mori pjesë në Çlirimin e Karakollit të Koshares. Pas çdo sulmi i kthehej më trofe lufte. Në mëngjesin e 09.04.199 takova Abazin tek po kthehej nga vija e zjarrit ai kishte dy automatikë. “A e donë njërin, prodhim zë serbëve më tha. Ma dha një kolegë serb për kujtim, së aji shkoi të Sveti Sava” dhe qeshi. Duke parë intensitetin e luftës në drejtimin 777 , Rrasë e Koshares aty ku kishte luftime të rrepta dhe të pa ndërprera i kërkoi nga komandanti të vendoset në Rrasë të Koshares. Kërkesën e it e aprovon komandanti i GO3 Rrustem Berisha.
Lufta e Abazit ishte shembull për të gjithë. Ai më dy bashkëluftëtarë të tij më datën 26.04.1999 bashkë me bashkëluftetaret e tij Bajram Beqiri dhe Lutfi Musiqi kapi të gjallë kuririn komandantit serb “PILOT”. I cili na solli shumë informata materiale të shkruara dhe filma të aparatit fotografik. Ky rob iu dorëzua NATOS. Më rob të luftës i i ishte i kujdesshëm dhe korrekt. “Ka rregulla lufta” u thoshte ushtarëve. Thaqi më kënaqësi dhe dinjitet zbatoi urdhrin e Komandës së Br. 138 Agim Ramadani. Për komandën” pas meje”. Ai kurrë nuk urdhëroj ushtaret e tij pa ju prirë vet. Më 07. 05.1999 po pushonim pasi që përfunduan luftimet, i më fliste për familjen e tij. Ishte kjo hera e parë që po bisedonim për familje. Do t’i them komandantit që të lëshoj për një vizitë të skuter familjes i thash unë. Jo të lutëm komandant mos i thuaj. Më vjen keq dhe nuk shkojë. Në mbrëmje komanda e Batalonit të II. Vendosi që in ta liroj për një vizitë të shkurtër familjes por Abazi refuzoj. Në këtë situatë pushimi është lluks. Nuk i lejoj vetës pushim. Ai për të mos e refuzuar urdhrin në mbrëmje shkoi në Padesh i kishte ndërruar veshmbathjet dhe në mëngjes erdhi përsëri në front.
Abaz Thaqi ishte i guximshëm i përpiktë, dhe në komandim shumë gjakftohte. Sulmet e ashpra më armë të sofistikuar të armikut nuk e frikësonin por e mobilizonin.” A e shef po detyrohen të përdorë armët më të mira që i kanë”thoshte Abazi “duke inkurajuar ushtaret e vet.
Sulmi më tanke më 11.05.1999, nuk e zmbrapsi, ai përdori taktikë dhe doli fitues duke eliminuar 7 ushtaret serb që përcillnin tankun. Ai komandoj ushtaret e vet që të uleshin poshtë në istikame. Guximi ,gatishmëria,profesionalizmi, dhe atdhedashuria ishin virtyte të Abaz Thaqit. Më 16.05.1999 në mesditë kur nuk kishte fare luftime Komandant Abazi qëllohet nga snajperisti serb. Ushtare tij e tërheqin nga pozicioni , derisa po e bartnin Abazi i urdhëron: Djema tani më bartin barelistat ju kthehuni në pozicione. Vazhdoni luftën .Liria jonë është e sigurt vazhdoni luftën. Këto ishin fjalët e fundit të Abazit. Shoqata e Veteranëve të Luftës në Koshare beri një kërkesë që Dëshmori Abaz Thaqi të gradohet Hero i Kosovës.
Presidenca e gradoj më urdhrin “Adem Jashari”. Abaz Thaqi nuk vdiq. Ai jeton edhe sot në kujtimet dhe shpirtin e çdo luftëtari të Koshares në veçanti dhe Kosovës në përgjithësi. Jeton më virtytet e veta të pastra Pellazge,Ilire, shqiptare. Ai zuri vendin në Kazermën e Madhe të Skënderbeut. Aty ku pushojnë të gjithë njerëzit e Kombit dhe të Zotit. Nga aty burojnë këshillat më të mira,për shqiptar, si të punohet,pse të luftohet, si të luftohet, dhe si të vdiste.
Lavdi familjes së Abaz Thaqit! Që rriti dhe edukoj një personalitet rrallë.
Lavdi veprës dhe jetës dinjitoze të Abaz Thaqit.