Një raport, gëzoi dy tabore.
Banka Botërore publikoi rishtazi se Kosova në 10 vjet e fundit shënoi rritje të të ardhurave prej 50% për kokë banori e uli varfërinë për 35%.
Qeveria këtë e proklamoi si arritje të saj, derisa edhe opozita theksoi se ka gisht në këtë arritje.
Ky rangim sipas kreut te Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, zë fill nga reformat ekonomike të nisura para një dekade. Zeka sqaron për Klan Kosova se raporti në fjalë thekson njëfarë pavarësie ekonomike të shtetit kosovar.
E Haki Shtari si ish-ministër të Financave, vlerëson se ky progres ekonomik nisi që kur Kosova u bë shtet, por se tash për anëtarin e AAK-së, zhvillimi ekonomik do rritet duke rritur standardin jetësor qeveria dhe atë të punësimit si dhe duke zvogëluar varfërinë.
Rritja e prodhimit dhe eksportit, ekspertët konsiderojnë se është indikacion i mirë për rritje të vazhdueshme ekonomike.