Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska paralajmëroi se nesër do të mbahet seanca përgatitore për kontestin gjyqësor, të cilin e ka iniciuar kundër Dragan Kovaçkit
Ajo thotë se të gjitha gënjeshtrat që i ka thënë Kovaçki kundër saj do të demaskohen.
“Siç premtova do të kërkoj gjykimi të jetë transparent dhe publik, ndërsa të gjitha gënjeshtrat që i ka shpikur Kovaçki kundër meje gjatë periudhës së kaluar, do të demaskohen”, shkroi Petrovska në publikimin në Facebook.