Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, është duke qëndruar në Danimarkë për një vizitë zyrtare ku po merr pjesë në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë.
Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka takuar në Kopenhagë, ish-kryeministrin e Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen.
“E takova mikun më të madh politik të Kosovës në Danimarkë, Anders Fogh Rasmussen, i cili si kryeministër i Danimarkës, e mbështeti Kosovën gjatë përcaktimit të statusit final dhe është ndër të parët që njohu pavarësinë tonë.”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai, tutje tha se e falenderoi për këtë mbështetje dhe për mbështetjen e madhe të tij ndaj Kosovës sa ishte Sekretar Gjeneral i NATO-s.