Kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviq, është ankuar për qasjen e palës kosovare, në këtë raund të ri dialogu sot në Bruksel.
‘’Nuk e di se si mund të vazhdojmë të flasim dhe të shkojmë në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve nëse Prishtina nuk dëshiron të flasë për asgjë’’.
Ai tutje u ka thënë gazetarëve se Beogradi zyrtar ka shkuar në Bruksel i përgatitur, me ekspertë dhe një plan për të diskutuar zbatimin e marrëveshjes, formimin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe të personave të zhdukur, pasi u dakordësua Deklarata për Personat e Zhdukur.