GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Turqit dje i dërguan mesazh Reisit, a do ta rrëzojnë më 28 maj?

15/05/2023
në Lajme
Koha e leximit:5 mins read
Turqit dje i dërguan mesazh Reisit, a do ta rrëzojnë më 28 maj?
Share on FacebookShare on Twitter

Recep Tayiyp, që nga viti 2003, kur ishte ulur në karrigën e Kryeministrit, e ka influencuar politikën turke më shumë se secili pushtetar, përvec themeluesit të Turqisë moderne Mustafa Kemal Ataturkut. Por, dje kur doli në garë për të fituar mandatin e radhës në krye të Turqisë, ai nuk arriti të kalojë pragun prej 50 përqind në rrethin e parë. A do t’ia japin rastin turqit republikanit 74 vjecar Kemal Kilicdaroglu që në bazë të rezultateve aktuale do të përballet në fund të majit përsëri me Erdoganin.

Me shumë gjasë, e diela e 28 majit nuk do të jetë ditë e zakonshme për qytetarët e Turqisë, pasi nëse ka balotazh – para kutive të votimit do të vendosin se kush do të jetë presidenti i tyre për pesë vitet e ardhshme; ai aktuali, Recep Tayyip Erdogan apo rivali i tij, kreu opozitar, Kemal Kilicdaroglu.

A do mbajë përgjegjësi nëse s’merr 50 bashki? Berisha: Automatikisht kaloj…
Kur janë numëruar 99.87 për qind e votave, Erdogan është duke prirë 49.50 për qind, ndërkaq Kilicdaroglu, i mbështetur nga gjashtë parti opozitare – arriti të fitojë 44.89 për qind.

Këto rezultate çojnë në rreth të dytë të votimit. Por, këtë balotazh po e mundëson një kandidat i tretë, politikani i ekstremit të djathtë, Sinan Ogan.

Ogan ka befasuar duke marrë më shumë se 5 për qind të votave, duke u shndrruar kështu në një faktor të madh ose „king maker“, për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Turqisë.

Në natën e zgjedhjeve, Ogan ka deklaruar se akoma nuk kanë vendosur se kënd do ta mbështesin. Por, ai një kusht për opozitën tashmë e ka vendosur.

Në një intervistë me gazetën gjermane „Der Spiegel“, Ogan sugjeroi se ai do t’i jepte mbështetjen e tij Aleancës së Kombit të opozitës vetëm nëse “HDP përjashtohet nga sistemi politik”.

HDP është një parti pro-kurde dhe pro-LGBT – e cila njihet për retorikën kundër presidentit Erdogan.

E Erdogan as në këto zgjedhje nuk ishte krejt i vetëm, ai ka një koalicion me Partinë e Lëvizjes Nacionaliste. Analistët turq kanë përmendur si mundësi që një pjesë e elektoratit të kësaj partie kanë votuar për Sinan Oganin.

Megjithatë, asnjëri kamp nuk është puro-ideologjik – brenda koalicioneve ka një varg divergjencash ideologjike që lidhen me fenë, traditën, kombin, ekonominë, diplomacinë, komunitetet shoqërore, etj.

Por në pika të trasha, Erdogan portretizohet si një politikan më i afërt me Islamin, madje kritikët e tij brenda dhe jashtë Turqisë e etiketojnë si neo-otoman me prirje autoritare dhe ekspansioniste.

Ndërkaq, Partia Republikane njihet si mbrojtëse e themeleve sekulariste te vendosura nga Mustafa Qemail Ataturk, saktësisht 100 vjet më parë.

Ku fitoi Erdogani e ku opozita?

Harta zgjedhore në Turqi nuk ka ndryshuar shumë krahasuar me zgjedhjet presidenciale, por edhe ato lokale – vite më parë.

Ka një betejë ”fyt për fyti“ mes opozitës dhe Erdoganit për dy qytetet më të mëdha, Stambollin dhe Ankaranë.

Kur janë numëruar mbi 99 për qind e votave, në Stamboll dhe Ankara, opozita prin rreth 2 për qind para presidentit Erdogan.

Opozita ka korrur suksese edhe në qytetet bregdetare si Antalya, Mugla, Mersin dhe sigurisht Izmirin tradicional si bastion i opozitës – por edhe qytete tjera.

Njëjtë edhe komunat e Turqisë Lindore që banohen kryesisht me kurdë votuan kundër Erdoganit.

Pjesa dërmuese e territorit turk e sidomos Turqia Qendrore vazhdojnë t’i besojnë Erdoganit në pushtet që njihet si Reis (shef).

Çfarë thanë Erdogan dhe Kilicdaroglu pas zgjedhjeve?

Të dy kampet politike e akuzuan njëra tjetrën për manipulim. Fillimisht rradha ishte për republikanët (CHP), ku zëdhënësi i kësaj partie, Faik Oztrak, akuzoi median shtetërore “Anadolu Agency”.

Më pas opozita kritikoi pushtetin se është duke ngadalësuar pranimin e votave në sistem. Për këtë kandidati për president Kemal Kilicdaroglu ka shkruar në Tëitter se ”do të qëndrojnë gjithë natën për ta ruajtur votën“.

“Ju nuk mund ta parandaloni atë që do të ndodhë përmes kundërshtimeve. Ne nuk do të lejojmë një fakt të kryer”, ka thënë natën vonë lideri opozitar, duke pretenduar për përpjekje të pushtetit për manipulim votash.

E pushteti që drejtohet nga Erdogan, zgjedhjet e së dielës i cilësuan si ditë feste – meqë incidente nuk kishte.

”Jemi duke prirë bindshëm“, ka thënë Erdogan në fjalimin e tij tradicional teksa kërkoi nga komisionërët që të mos largohen nga vendvotimet.

Erdogan befas natën pas zgjedhjeve është shfaqur në Stamboll, pasi mediat turke kishin deklaruar se ka udhëtuar për Ankara.

Përballja e balotazhit

Pas më shumë se 20 vjet në pushtet, fillimisht si kryeministër e më pas si president, duke e ndryshuar madje edhe kushtetutën për të marrë më shumë kompetenca ekzekutive, Erdogan do të përballet direkt me Partinë Republikane.

Pushteti akuzon opozitën për lidhje me terrorizmin ndërsa opozita e akuzon atë se po i lëkund themelet e Republikës moderne turke – saktërisht sekularimzin përmes të cilit Mustafa Qemail Ataturku krijoi strukturën e shtetit turk.

Erdogan deklarativisht nuk ka thënë se synon prishjen e rendit demokratik turk, por thoshte se mbështetë disa vlera shoqërore e familjare që kryesisht bazë e kanë doktrinën islame. Opozita kritikën ndaj tij e zgjeron edhe në atë që ”Erdogan e përdor fenë për fuqi elektorale“.

Por fushata elektorale nuk është vetëm për pikëpamje ideologjike, problemet janë edhe ekonomike – me të cilat, viteve te fundit Turqia po i përballon me vështirësi.

Nga “mrekullia ekonomike” në krizë të skajshme

Lira e Turqisë ka rënë në një nivel të ri të ulët në dy muaj pasi tregjet financiare filluan tregtimin pas rezultateve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të vendit.

Ekonomia ishte një nga ”armët” e fuqishme të Erdoganit për të joshur elektoratin, sidomos nëpër zona urbane. Por tashmë ekonomia është kthyer në sfidën më komplekse për pushtetin turk.

Hiperinflacioni në Turqi në muajin tetor të vitit 2022 kaloi mbi 80 për qind, duke vështirësuar jetën financiare të qytetarëve. Për këtë krizë opozita gishtin e drejtonte kah Erdogani – duke e akuzuar edhe për korrupsion gjithënjë e në rritje.

Reagimet nga jashtë

Meqë numërimi nuk ka përfunduar, reagimet nga vendet perëndimore nuk kanë mbërritur në Ankara akoma.

Megjithatë, dy vende gjysmë-aleate të Ankarasë tashmë kanë reaguar, Rusia dhe Irani.

Kremlini thotë se lidhjet e Turqisë do të ‘zgjerohen’ pavarësisht nga rezultati.

“Ne po i shikojmë me vëmendje dhe interesim të madh lajmet që vijnë nga Turqia. Ne do të respektojmë zgjedhjen e popullit turk”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Iranit ka thënë se një pjesëmarrje e lartë e votuesve në zgjedhjet e Turqisë është një shenjë se sundimi i demokracisë ka mbizotëruar në kombin fqinj mysliman.

“Ne i urojmë këtë fitore popullit të Turqisë, organizatorëve të zgjedhjeve, liderëve politikë dhe partive dhe u urojmë atyre rezultate më të mira”, tha në një deklaratë të shkurtër zëdhënësi i Tehernait Nasser Kanani.

Çfarë ndodhi me Parlamentin?

Parlamenti turk që dikur kishte fuqinë kryesore do të ketë përfaqësues të rinj. Erdogan ia mori fuqinë Kuvendit dhe ia dha presidencës, përmes një referendumi që nuk i mirëpritë zgjerisht nga perëndimi.

Partia Republikane në mesin e premtimeve e ka edhe rikthimin e sistemit parlamentar. Por në këtë parlament koaliconi opozitar ”Aleanca Popullore“ nuk ka dalë e para.

Kur janë numëruar 99.86 për qind të votave ”CUMHUR İTTİFAKI“, koalicioni i udhëhequr nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim ka 322 ulëse. ”MİLLET İTTİFAKI”, koaliconi i drejtuar nga qemalistët 213 ulëse, ndërkaq ”EMEK VE ÖZGÜRLÜK İTTİFAKI“ 65 ulëse.

Meqë grupi i fundit parlamentar nuk e ka kaluar pragun, koalicioni i Erdoganit do ta ketë shumicën në Kuvend. /Gazeta Express

ShareTweetShare
Previous Post

Hyn në fuqi Rregullorja e BE-së për liberalizimin e vizave të Kosovës

Next Post

Zgjedhjet në Shqipëri, raporti paraprak i OSBE: Pati ndërhyrje partiake

Next Post
Të dielën Shqipëria zgjedh kryetarët e bashkive

Zgjedhjet në Shqipëri, raporti paraprak i OSBE: Pati ndërhyrje partiake

Lajmet e fundit

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

21/05/2025
Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

21/05/2025
Grabitje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë – vidhet kasaforta me para dhe telefona nga filiali i një operatori telefonik

Grabitje në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë – vidhet kasaforta me para dhe telefona nga filiali i një operatori telefonik

21/05/2025
Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

Sot bëhen 26 vjet nga masakra e Stagovës së Kaçanikut

21/05/2025
Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

Pacolli e pret në shtëpinë e tij në Lugano ish-presidentin e Afrikës së Jugut

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Kusari pas intervistës së Kurtit: A e kemi të gjithë të qartë se çfarë ka ndodhur në RTK?

21/05/2025
Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

Bllokada në Kuvend, Bahtiri thotë se LVV është e gatshme për kompromis

21/05/2025
Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, sot vazhdon gjykimi

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.