Ramadan Krasniqi-Dani është nga këngëtarët më të pëlqyer të skenës muzikore shqiptare.
Ai vite më parë ka humbur bashkëshorten e tij Eminen.
E, në ditëlindjen e saj të 57-të Dani ka bërë një dedikim prekës për të.
“Sot do t’i mbushje 57 vjet! Gjithmonë në zemrat tona dhe faleminderit për çdo gjë që bëre për mua dhe fëmijët”, ka shkruar Dani krahas një fotografie/Gazeta Papirus/