Më datën 17 maj 2023 në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Jabllanicë të Gjakovës, organizohen homazhe në kujtim të heroizmit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur Gjeneral Lahi Brahimja përmes faqes zyrtare në Facebook.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur edhe agjendën e homazheve për datën 17 maj, dhe nderimin e 41 heronjve të UÇK-së, të cilët prehen në Shqiponjën legjendare.
Njoftimi i plotë i Brahimajt:
Me datë 17 Maj 2023, në Kompleksin Memorial Dëshmorët e Kombit në Shqiponjë (Jabllanicë e Dushkajës), mbahet manifestimi në nderim të të rënëve në Luftën Çlirimtare.
Në këtë ditë të shënuar historike, ju ftojmë që së bashku të nderojmë të rënët për liri!/Gazeta Papirus/