Kandidati për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Beqir Veliu, të dielën së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, kanë vizituar artisten Arbnora Fejza-Idrizi e cila është, duke realizuar mozaikun origami për rekoridin e radhës në librin e rekordeve Guinness!Veliu ka thënë se syksesi i artistëve të Komunës së Skenderajt, i bën përgjegjës që të kujdesën dhe t’i përkrahin gjithmonë në realizimin e veprave të tyre!
“Sot, se bashku me kryetarin e Komunes se Skenderajt, vizituam Arbnora Fejza-Idrizi, duke realizuar mozaikun origami per rekoridn e radhes ne librin e rekordeve Guinness! Ne prage te festes se Pavaresise, Kosova do te kete flamurin e saj me te madhin ne bote te punuar ne origami!”.
“Suksesi i artisteve te komunes se Skenderajt, na bene pergjegjes qe te kujdesemi dhe te i perkrahemi gjithmone ne realizimin e veprave te tyre! Urime Arbnora Fejza Idrizi, faleminderit qe komunen dhe shtetitn tone e ke bere pjese te rekordeve botrore!”, ka shkruar Veliu në Facebook.