Barcelona ka fituar derbin e Katalonisë me rezultat të thellë 4:0 ndaj Espanyolit, në kuadër të javës së 34-të në Kampionatin e Spanjës.
Është titulli i 27 në Spanjë.
Robert Lewandowski i prin listës së shënuesve me 21 gola, katër më shumë se Karim Benzema i Realit.
Barcelona kryeson me 85 pikë, ka 14 më shumë se Reali, ndërsa Atletico Madridi mban vendin e tretë me 69 pikë, pasojnë Sociedadi me 62, Villareal 57, Betis 52, Girona 48 pikë etj.
Cadiz është në pozitën e 16-të me 35 pikë, pasojnë Valladolid me 35, Getafe 34, Espanyol 31 dhe Elche me 19 pikë.