Me një ceremoni solemne, kryetari i komunës Orce Gjorgjievski së bashku me familjen e “branitellit” të rënë në Kumanovë në Lagjen e Trimave, Ljubisha Arangeloviq, zbuluan pllakën e tij përkujtimore.
Nga sot ky monument i vendosur në lagjen Kisella Vodë do të dëshmojë për sakrificën e bërë, për guximin dhe dashurinë për atdheun e këtij heroi që nuk duhet harruar nga brezat që do të vijnë, thuhet në kumtesën e komunës së Kisella Vodës.
“Me respekt të jashtëzakonshëm për Ljubisha Arangeloviq, heroin e madh që vdiq duke mbrojtur vendin e tij nga terroristët që sulmuan në Lagjen e Trimave, sot zbulojmë monumentin e tij. Sakrifica që bëri duke mbrojtur sigurinë tonë, guximi që tregoi duke mbrojtur atdheun e tij janë diçka që do ta kujtojmë përgjithmonë.Ky bust është simbol i mirënjohjes dhe respektit tonë për veprën e tij, por edhe kujtim historik i tranzicionit nëpër të cilin po kalon Republika e Maqedonisë.Le ta kujtojmë gjithmonë, të mbajmë shpirtin e tij dhe të vazhdojmë të ruajmë vlerat në të cilat ai besonte dhe për të cilat ai pagoi çmimin përfundimtar. Lavdi atij!- theksoi kryetari Gjorgjievski.
Në këtë manifestim morën pjesë kolegë, qytetarë miq si dhe kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski.