Disa minuta më parë ka përfunduar votimi në zgjedhjet historike parlamentare dhe presidenciale të Turqisë.
Deri më tani janë numëruar mbi 300 mijë vota, ku është duke kryesuar Recep Tayyip Erdoğan, me 69.6%.
Ndërsa kandidatit kryesor i opozitës Kemal Kılıçdaroğlu 25.62%.
İlk veriler geldi.
Açılan sandık: %1.51
Erdoğan: %69.6
İnce: %0.78
Kılıçdaroğlu: %25.62
Oğan: %4 pic.twitter.com/eEQg5XZt7p— ???????????????????????? ???????????????????????????? (@Devlet_024) May 14, 2023
Votuesit do të zgjedhin midis Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, që kërkon rizgjedhjen, kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kılıçdaroğlu dhe Sinan Oğan.
Muharrem Ince, një tjetër pretendent presidencial, u tërhoq nga gara më herët të enjten.
Megjithatë, pavarësisht tërheqjes së tij, Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK), autoriteti zgjedhor i Turqisë, ka konfirmuar vlefshmërinë e votave për kandidatin.
Në zgjedhje do të garojnë mbi 30 parti politike dhe 150 kandidatë të pavarur deputetë.
Pesë blloqe shumëpartiake janë në garë: Aleanca Popullore, Aleanca e Kombit, Aleanca e Paraardhësve, Aleanca e Punës dhe Lirisë dhe Aleanca e Bashkimit të Forcave Socialiste.