Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur sot se sipas raportit të Bankës Botërore, krahasuar me 10 vjet më parë, ka ulur shkallën e varfërisë për 35%.
“Lavdërime të larta për Kosovën nga Banka Botërore këtë javë.
Sipas këtij institucioni, krahasuar me 10 vjet më parë Kosova ka rritur të ardhurat për frymë për 50% dhe ka ulur shkallën e varfërisë për 35%, “duke tejkaluar vendet e ngjashme me të ardhura të ngjashme për frymë”.”, ka shkruar Kurti në Twitter.