E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, është bërë gjyshe.
Këtë lajm ajo e ka ndarë në llogarinë e saj në Facebook.
“Një engjëll i ri erdhi nga qielli për të shtuar dashurinë dhe lumturinë tonë”.
“Sot, unë ndjehem më e lumtur se kurrë, vajza ime Alisa është bërë nënë. Augustini nga sot do të jetë pjesë e kujtimeve dhe gëzimeve tona të bukura”.
“Augustin i dashur, ardhja jote në këtë botë është më shumë se gëzim. Për ne emocionet janë të papërshkrueshme, uroj që me ty do të lumturohemi pafund”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Vasfije Krasniqi-Goodman ka qenë edhe deputete e Kuvendit të Kosovës. Mirëpo për shkaqe personale, ajo ka vendosur që ta dorëzojë mandatin.