Është arrestuar një person në Mitrovicë, pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, transmeton Gazeta Papirus
Sipas PK-së, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt
“DHUNË NË FAMILJJE- Mitrovicë 13.05.2023 – 22:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.”-thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /Gazeta Papirus/