Rikthehet edhe një herë në qendër të vëmendjes telenovela mes Icardit dhe Wanda Narës.
Prezantuesja dhe modelja argjentinase ka dhënë në Instagram lajmin se është ndarë sërish nga Mauro për shkak të disa problemeve që ata kanë pasur kohët e fundit.
Wanda dhe Mauro, prindër të dy vajzave, bënë një hap pas disa javë më parë duke hequr dorë nga divorci, por argjentinasja ka deklaruar në një lidhje live në Instagram se tashmë ka marrë fund gjithçka në lidhje me sulmuesin e Galatasaray.
Gjatë ditëve të fundit, ndaj Icardit janë adresuar disa akuza me sfond “rozë” pasi ai dyshohet se ka flirtuar me një tjetër bukuroshe argjentinase dhe ky është shkaku që Wanda ka vendosur të bëjë një hap pas në lidhjen mes saj dhe ish-bomberit të Interit, PSG dhe sulmuesit aktual të Galatasaray.