Në moshën nëntë vjeçare, Elly Neville është tashmë një kampione bamirësie.
Nxënësja nga Pembroke, West Wales, ka ndihmuar në mbledhjen e një fondi prej 191,228 funte gjatë tri vjetve të fundit, për përmirësimin e shërbimeve të kancerit në Spitalin Withybush në Haverfordwest – dhe ajo siguroi mbështetje nga Theresa May dhe Dalai Lama në këtë proces.
Kjo është një arritje edhe më mbresëlënëse, sepse objektivi i saj fillestar, i vendosur në vitin 2015, ishte shumë më modest.
“Ne menduam se më së shumti do të arrinim të mbledhim 50 funte” thotë babai i saj, Lyn, 56 vjeç, një punëtor bamirësie i cili vetë ishte trajtuar për kancerin e gjakut në vitin 2005.
Elly, e cila ishte pesë vjeç në atë kohë, kishte fituar një konkurs të Ditës së Shën Valentinit në shkollë për kolazhin më të mirë të flamurit Pembrokeshire – të bëra me letër mëndafshi dhe shishe.
Juria më pas ia kishte kthyer flamurin Ellyt, kështu që ajo vendosi ta përdorte atë në përpjekjet për mbledhjen e fondeve.
Personat që japin donacion në faqen e vet JustGiving do të futen në një lotari për të fituar flamurin në korrik.