Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë ndaj Schalke 04 me rezultat 6:0, kështu për të ikur në +4 pikë ndaj vendit të dytë që mbahet nga Borussia Dortmund, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kur kanë mbetur krejtësisht edhe dy xhiro deri në fund të sezonit.
Bavarezët tani janë shumë afër ta mbrojnë titullin kampion për herë të 10 me radhë, teksa e kanë fituar këtë titull tashmë e 11 vite, duke qenë fare të pakonkurrencë.
Pas një aksioni të bukur në minutën e 21-të, Thomas Muller shënoi gol të bukur për 1:0, me topin që pranoi nga Leroy Sane.
Vetëm pak minuta më vonë, saktësisht në minutën e 29-të, Jamal Musiala u ndal në mënyrë të palejueshme në zonë dhe nga penalltia shënoi kapiteni, Joshua Kimmich, për 2:0, që ishte rezultati i pjesës së parë.
Bayern Munich nuk e ndali hovin në pjesën e dytë, duke shënuar edhe katër gola të tjerë.
Ishte Serge Gnabry që shënoi fillimisht në minutën e 50-të për 3:0, pasi paraprakisht Cancelo bëri një depërtim të bukur në zonë.
Anësori gjerman shënoi edhe golin e tij të dytë personal në këtë takim, kur në minutën e 65-të çoi rezultatin në 4:0.
Për rezultatin 5:0 u përkujdes Mathys Tel, që shënoi në minutën e 80-të.
Ndërsa Mazraoui shënoi për rezultatin përfundimtar 6:0 në kohën shtesë.
Bayern Munich kështu kryeson renditjen në Bundesliga me 68 pikë nga 32 ndeshje, katër më shumë se Borussia Dortmund e vendit të dytë.
Dy ndeshjet e radhës për bavarezët janë, me 20 dhe 27 maj, ku takohen me Leipzig dhe Koln, respektivisht.