Më herët u raportua se në fshatin Kizhnarekë të Drenasit disa persona të panjohur kanë hyrë në xhami dhe kanë vjedhur arkën e bamirësisë që kishte 500 euro.
Në raportin e PK-së nuk raportohet për të arrestuar teksa rasti është duke u hetuar, përcjellë Gazeta Papirus
Ndërkaq, vet faqja e xhamisë në Facebook ka publikuar videon e momentin se kur është thyer arka e saj./Gazeta Papirus/
Njoftimi i tyre (pa ndërhyrje):
Me keqardhje ju njoftojmë se me datë 12.05.2023 në orët e herëshme të mëngjesit ka ndodhur një vjedhje në xhaminë e fshatit tonë, ku si pasoj është dëmtuar dera e hyrjes së xhamisë dhe është vjedhur arka e bamirësis nga një person ku për të cilin xhamia posedon video dhe foto të përsonit në fjalë.