Aksidentohen një autobus me nxënës dhe një kamion në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Vragoli të Prishtinës, ndërsa xhami i parë i autobusit është thyer, në ndërkohë që në aksident është përfshirë edhe një makinë e tretë e tipit “Audi”,
Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se autobusi i përfshirë në këtë aksident është me targa të huaja kurse kampioni me targa vendore.
Tutje ai ka thënë se si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime.
“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë dhjetëra persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, ka deklaruar Krasniqi.