Policia e Kosovës, Stacioni i Podujevës, mbrëmë ka arrestuar një person që ishte në kërkim.
përmes burimeve mësohet se personi i kërkuar me inicialet A.F, është i dënuar me 3 vite burg për vjedhje të rënda. Pas arrestimit A.F është dërguar në vuajtje të dënimit. Vlen të theksohet së për një kohë të shkurtër, ky është arrestimi i tretë i personave që janë në kërkim nga Stacioni i Podujevës./Drenica.Live/