Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar Qeverinë Kurti për akomodim në pozita kuqe të njerëzve që kanë qenë pjesë e UDB-së.
Berisha në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar Drejtorit të Agjencisë për Sekuestrim dhe Konfiskim të Pasurisë, Enver Krasniqi, i cili është parë në një foto afër ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Sipas tij, ardhje në pushtet e VV-së është financuar nga Serbia.
“Nuk është për me u befasu pse Albulena Haxhiu i mban afër UDB-shat! Regjimi aktual ka ardhur në pushtet me financat e Serbisë (Martin-GenSerbia) dhe mbetjet e tyre si krye-udbashi nga Klina. Udbashi Enver Krasniqi nga Klina, është njëri nga mbetjet serbe që kundërmon në institucionet e Kosovës, që nga kabineti i Albinit, nëpër ministri, agjensi të pavarura, e deri te shërbimi korrektues, ku mbeturinat e UDB-së po bëjn spastrime si në kohën e Millosheviqit të ish luftëtarve të UÇK-së, veprimtar politik (Ylber Topalli etj) dhe atyre që nuk mendojn si regjimi aktual. Kadria ka ditur diçka kur ka thën në Kuvend të Kosovës: Albini ka me kthy Serbin në Kosovë”, ka shkruar Berisha.
Postimi i plotë:
Nuk është për me u befasu pse Albulena Haxhiu i mban afër UDB-shat!
Regjimi aktual ka ardhur në pushtet me financat e Serbisë (Martin-GenSerbia) dhe mbetjet e tyre si krye-udbashi nga Klina.
Udbashi Enver Krasniqi nga Klina, është njëri nga mbetjet serbe që kundërmon në institucionet e Kosovës, që nga kabineti i Albinit, nëpër ministri, agjensi të pavarura, e deri te shërbimi korrektues, ku mbeturinat e UDB-së po bëjn spastrime si në kohën e Millosheviqit të ish luftëtarve të UÇK-së, veprimtar politik (Ylber Topalli etj) dhe atyre që nuk mendojn si regjimi aktual.
Kadria ka ditur diçka kur ka thën në Kuvend të Kosovës: Albini ka me kthy Serbin në Kosovë.
Zafa