Luiz Ejlli, këngëtari i njohur shqiptar i cili u shpall fitues i edicionit të dytë të Big Brother VIP ka sqaruar për opinionin publik lidhjen e tij me Jurgena Tushën, vajza e cila i menaxhonte atij rrjetin social, Instagram.
I ftuar në ‘Më lër të flas’, Luizi u shpreh se e kishte njohur një muaj para se të hynte në Big Brother VIP, ndërsa pranoi se ka dalë disa herë me të. Madje, ajo i hodhi edhe Idenë për të hapur Instagram-in e Luizit.
“Me Jurgenën jemi njohur jashtë. 1 muaj para se të hyja në Big. Kemi dalë 2-3 herë. Ajo ma hodhi si ide pjesën e Instagramit. Tha që ta mbaj unë. Unë nuk dija, i thashë hape.
Tani unë kam instagramin tjetër që është hapur një javë para se të mbaronte Bigu. Tjetri do mbyllet. Nuk kam folur me Jurgenën.”- tha Luizi.