Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vlerëson se partia e tij ka dyfishim të trupit të vet elektoral, e me tendencë të rritjes së mëtutjeshme.
Haradinaj ka thënë se mobilizimi në diasporë, organizimet e brendshme dhe qeverisja në pesë komuna, i kanë dhënë rezultatet e veta.
“Është evidente që Aleanca, po kthehet në adresë politike për shumë nga ju. Organizimet e brendshme, mobilizimi në diasporë, qeverisja me duar të pastra e Aleancës në 5 komuna të rëndësishme të vendit si dhe kursi i ynë politik në mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarit, tashmë po i japin rezultatet e veta”.
“Sipas sondazheve kredibile Aleanca qysh sot ka dyfishim të trupit të vet elektoral, e me tendencë të rritjes së mëtutjeshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.