GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

G-7 fokusohet te forcimi i bankave dhe zinxhiri i furnizimeve

13/05/2023
në Ballina, Botë, Ekonomi, Lajme, Siguri
Koha e leximit:2 mins read
G-7 fokusohet te forcimi i bankave dhe zinxhiri i furnizimeve
Share on FacebookShare on Twitter

Problemet bankare, siguria kibernetike dhe besueshmëria tek zinxhiri i furnizimeve ishin ndër pikat e axhendës së bisedimeve me dyer të mbyllura të premten në Japoni nga grupi i shtatë ekonomive më të përparuara të botës, transmeton Zëri i Amerikës.

Tensionet me Kinën dhe agresioni i Rusisë në Ukrainë zunë një hapësirë të gjerë në gamën e çështjeve që po trajton G-7 këtë vit në takimin që po zhvillohet në Japoni, anëtari i saj i vetëm aziatik.

Por ndërsa ministrat e financave të vendeve të G-7 dhe shefat e bankave qendrore diskutuan mbi mënyrat për të mbrojtur rendin e bazuar në rregullat ndërkombëtare dhe për të parandaluar atë që ata e quajnë “shtrëngim ekonomik” nga Kina, Pekini u kundërpërgjigj, duke e akuzuar G-7 për hipokrizi.

Kina është viktimë e shtrëngimit ekonomik, tha të premten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.

“Nëse ndonjë vend duhet të kritikohet për shtrëngim ekonomik, duhet të jetë SHBA-ja. Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar konceptin e sigurisë kombëtare, duke abuzuar me kontrollet e eksportit dhe duke marrë masa diskriminuese dhe të padrejta kundër kompanive të huaja”, tha zëdhënësi Wang në një konferencë shtypi .

Kina e akuzon Uashingtonin se po pengon rritjen e saj si një vend gjithnjë e më i pasur dhe modern, përmes kufizimeve të tregtisë dhe investimeve që Shtetet e Bashkuara thonë se janë të nevojshme për të mbrojtur sigurinë ekonomike amerikane.

Duke folur para fillimit të bisedimeve, Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen tha se masa të tilla kanë për objektiv sigurinë kombëtare.

“Nuk kanë objektiv minimin e konkurrencës ekonomike të Kinës ose parandalimin e tyre për të përparuar ekonomikisht”, tha Yellen.

Yellen përmendi veprimet tregtate të Pekinit kundër Australisë si një shembull i shtrëngimit ekonomik nga Kina.

“Ka pasur shembuj të shtrëngimit ekonomik nga Kina të vendeve që ndërmarrin veprime, me të cilat Pekini nuk është i kënaqur nga perspektiva gjeopolitike. Vendet e G-7 ndajnë një shqetësim të përbashkët lidhur me këtë lloj aktiviteti dhe po përpiqemi të shohim se çfarë mund të bëjmë për ta luftuar këtë lloj sjelljeje”, tha Yellen.

Marrëdhëniet e Kinës me Bashkimin Evropian, i cili është gjithashtu anëtar i G-7, janë cënuar si rezultat i fërkimeve mbi tregtinë dhe mbështetjes së heshtur të Pekinit për Rusinë.

Pjesëmarrësit në takimin në Niigata thanë se do të shqyrtojnë mënyra për të parandaluar vendet që të shmangnin sanksionet kundër Moskës që synojnë të pengojnë aftësinë e saj për të vazhduar luftën në Ukrainë.

Tags: Banka Botëroreekonomiafuqite boteroreG7kombet e bashkuara
ShareTweetShare
Previous Post

Digjet një veturë me targa serbe në veri të vendit

Next Post

‘Rroftë miqësia serbo-kineze’, Goran Rakic vizitë në Partinë Komuniste të Kinës

Next Post
‘Rroftë miqësia serbo-kineze’, Goran Rakic vizitë në Partinë Komuniste të Kinës

‘Rroftë miqësia serbo-kineze’, Goran Rakic vizitë në Partinë Komuniste të Kinës

Lajmet e fundit

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Jasharaj: 4 vjet me Albin Kurtin kanë qenë shumë të vështira për ne

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

20/05/2025
“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

“Bëhuni gati me qajt”, Bardhi e Ronela do t’ju prekin zemrat me “Harram”

20/05/2025
Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

Serbia publikon listën për ndeshjen me Shqipërinë

20/05/2025
Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

Shawn Mendes vjen për herë të parë në Kosovë

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

Gërmime në Syriganë të Skenderajt, dyshohet për mbetje mortore nga lufta e fundit në Kosovë

20/05/2025
Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

Aksion i policisë te Liqeni i Ujmanit, largohet një institucion ilegal

20/05/2025
Jasharaj: 4 vjet me Albin Kurtin kanë qenë shumë të vështira për ne

Rrahman Jasharaj në gjendje të rëndë shëndetësore

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.