Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga viti 1999 deri më tani ka dhënë për Kosovën mbi dy miliardë euro.
“Që nga viti 1999 ka arritur shumën e mbi dy miliardë euro dhe do ta ndihmojmë Kosovën që të zë vendin e vet që i takon në mesin e vendve të integruara euroatlantike”, u shpreh Power.
Ndersa presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar Power për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës, duke treguar se ajo para 24 vitesh ishte reportere në Kosovë.
“Ju keni qenë dhe mbeteni një mike e çmuar për ne. Këto takime bëhen të veçanta kur presim miqtë që kanë lidhje të ngushtë me popullin tonë. Dua të falënderoj për punën tënde të atëhershme dhe për punën e jashtëzakonshme që bën tani”, theksoi ajo.