Një burrë ka vdekur dje në lokalin e tij në fshatin Lutogllavë të Prizrenit. Për rastin, tashmë kanë nisur hetimet, raporton Express.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
Sipas Policisë, djali i viktimës ka njoftuar Policinë se babai ishte alivanosur në lokal, dhe pasi ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.
“Fsh. Lutogllavë, Prizren (DM 784/741) 12.05.2023 – 15:12. Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se babai i tij derisa ishte në lokalin e tij është alivanosur. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor që ka konstatuar se viktima është pa shenja jete. Në konsultim me prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport.