Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka përmendur edhe një herë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet formuar.
Ai këtë e ka thënë edhe në takimin që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti bashkë me Samantha Power, administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
“Përsëritëm rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve nga dialogu, përfshirë atë për formimin e Asociacionit”, është shprehur Hovenier.
“Të inkurajuar për ta parë Kosovës teksa vazhdon lëvizjen përpara, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të rendit dhe ligjit”.