Radio Evropa e Lirë gjatë ditës së sotme ka raportuar se nga të dhënat që i siguroi nga një institucion i sigurisë në Kosovë, ka mësuar që Serbia është duke i rihapur zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të saj në veri të vendit.
Ky medium raporton se në katër komunat veriore, që nga 11 maji janë vendosur zyrat e MPB-së.
Po ashtu, bëhet e ditur se selia e kryesore e MPB-së do të jetë në Zveçan, megjithëse, këto informacione nuk kanë mundur të konfirmohen.
Ndërkohë, Serbia kishte struktura të saj të sigurisë në këto komuna, por pas marrëveshjes së arritur në vitin 2013, ato ishin integruar në institucione të Kosovës.
Tutje në raportimin e REL, thuhet se ish-shefi i operacioneve në polici për rajonin e veriut, Aleksandar Filipoviq, ka zhvilluar një vizitë secrete në policinë serbe më 10 maj, më konkretisht, në ambientet e BIA-s në Beograd.
Me urdhër të këtij të fundit, raportohet se Goran Zhivkoq, ish-zyrtar në policinë e Kosovës, njoftoi ish-komandantët e tjerë se do të hapen dy zyra të MPB-së serbe në Mitrovicën e Vriut.
Tutje, thuhet se prezencë e këtij institucioni serb është planifikuar edhe në Rudarë.