Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur një konferencë për medie për takimin e kryenegociatorëve që do të mbahet të hënën e ardhshme në Bruksel.
I pyetur se a do të diskutohet për urën e Ibrit, Kurti s’ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete, por ka thënë se do të diskutohen të gjitha pikat e marrëveshjes së Ohrit përfshirë edhe aneksin e implementimit.
“Pesë fjali në preambulë, 11 nene në marrëveshjen bazë, 12 pika në aneks, dhe kjo duhet të implementohet plotësisht pa vonesa dhe pa kushte. Kjo është ajo çfarë do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel, dhe jo që më dëgjuat vetëm ju, por edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i cili është këtu në rreshtin e parë”, ka thënë Kurti në këtë konferencë ku ishte prezente edhe shefja e USAID-it, Samantha Power.
Të hënën në Bruksel do të takohen krye negociatori i Kosovës, Besnik Bsilimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq.