“Në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit, MPB-ja përkatësisht Byroja për Siguri Publike-Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz-Sektori për Luftë kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit në aksion të koordinuar me Agjencinë për Siguri Nacionale dhe Republikën e Francës, e cila veproi në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar i lëshuar në vendin tonë, realizoi rast, gjatë të cilit nga liria janë privuar tre persona shtetas të Maqedonisë, të cilët gjatë vitit 2014 në territorin e Sirisë u janë bashkangjitur formacioneve të armatosura të organizatës terroriste Shteti Islamik ISIS dhe si luftëtar në mënyrë aktive kanë marrë pjesë në luftime.
Në periudhën e kaluar, personat O.S. (28), R.S. (33) dhe M.G. (26), ishin objekt i interesimit të shërbimeve të sigurisë dhe në bashkëpunim të MPB dhe ASN-së me shërbimet partnere të sigurisë, aktivitetet rezultuan me aksion policor të sinkronizuar të zbatuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Francës, gjatë të cilit nga liria janë privuar dy persona dhe në Francë një person, të gjithë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Duke vepruar në bazë të urdhëresës për bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat tjera të lëshuara nga Gjykatës në procedurë paraparke, nga ana e MPB-së janë kryer bastisje në dy lokacione në Shkup te O.S. dhe R.S. ku janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion, telefona celularë dhe pajsije tjera elektronike të cilat mund të përmbajnë dëshmi plotësuese për vepra penale të kryera.
Në pajtim me dëshmitë, Sektori për Luftë kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit deri te PTHP për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot (12.05.2023) parashtroi kallëzim penal për personat e lartëpërmendur për veprën penale “shërbim në ushtri të huaj” e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 322 të Kodit Penal” thuhet në njoftimin e MPB-së.