Lëvizja Vetëvendosje ka bërë një ndryshim të qëndrimeve në raport me Isa Mustafën. Në kohen kur Mustafa ishte kryeministër i Kosovës, përfaqësuesit e VV-së kishin drejtuar akuza të ashpra ndaj tij, duke e quajtur “argat të Serbisë” dhe duke orkestruar sulme të ndryshe ndaj tij. Krejt këto bëheshin nën pretendimet se ai po e dëmton Kosovën në procesin e dialogut me Serbinë.
Por, zyrtarët e partisë në pushtet tani kanë tjetër mendim për kontributin e Muftafës në dialogun e Brukselit, raporton Nacionale.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tani po ia jep dorën ish-kryetarit të LDK-së, i cili ka arritur që nga BE-ja të nxjerr letrën garantuese që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive.
I dyti i VV-së mbrëmë ka befasuar të gjithë kur ish-kryeministrit Mustafa, të cilin e kishte akuzuar me vite, i ka dhënë merita për vendosjen e dy siguresave në raport me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Nëse keni një qeveri të fuqishme mundeni me përdor atë letër, nëse e ke të dobët e gjuan në mbeturina. Varet qysh e koncepton. Ne sot e përdorim, por nuk e përjashtoj që edhe qeveria Mustafa e ka përdor. Nuk thash kurrgjë. Nëse e ka nxjerrë me shumë mundim atë letër, bravo i qoftë ja jap dorën. Qe dora. Se neve sot po na ndihmon”, ka thënë Konjufca gjatë një interviste në emisionin Click në RTV21.
Para një javë, edhe deputetja e VV-së, Fitore Pacolli ka befasuare me deklaratën e saj për këtë çështje.
Në emisionin “Debat Plus”, ajo ka thënë se nuk e ka ditur që ekziston kjo letër.
“Po letrën s’e kemi ditë që ekziston” – deklaroi Pacolli.
Kritikat e VV-së për Mustafën ishin të shumta
Lëvdatat e Konjufcës për ish-kryeministrit Isa Mustafa kanë nxitur reagime të shumta në vend.
Njohësit e rrethanave politike në vend ia kanë kujtuar Konjufcës akuzat që ai dhe VV-ja kishte ndaj ish-liderit të LDK-së.
Nder të paret që ka reaguar ka qenë analisti Ilir Mirena.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo tregon për pafytyrësinë e partisë në pushtet.
“E kanë sulmu me vezë në parlament, e kanë sulmu eskortën e tij me vezë, gurë, e mjete te mprehta me ja shpërthy gomat e kerrit, e kanë sulmu në shtëpi me molotov, i kanë shku të dyrtë e shpisë në Prapashticë me parulla e çirrje, e për t’shame s’kanë lanë sen n’ftyrë të tokës pa i thanë, prej “Putin”, “Ise, Ise, argat i Serbisë”, “Isa – Hasha, Esat Pasha” – e sot po i thonë “qe dora Isa Mustafa, bravo t’qoftë, se letra që e ke nxjerre prej Mogerinit po na ndihmon shume”…O Allah, po t’poshtër e po t’paftyrë”, ka shkruar ai.
Edhe gazetari Vehbi Kajtazi ia ka rikujtuar VV-së akuzat që dikur kishin ndaj Mustafës.
“Nga Isë, Isë argati i Serbisë në Isa Mustafa bravo të qoftë. Bravo edhe juve ju qoftë, po e dini për çka!”, ka shkruar Kajtazi.
Letrën e Moghrenit tani edhe kryeministri Albin Kurti po e përdor si referencë në procesin e dialogut me Serbinë për të kundështuar Asociacionin.
Pas takimit të 2 majit në Bruksel, ai ka thënë se në procesin e hartimit të statutit të Asociacionit duhet të merret parasysh ajo letër.
“Zbatimi i nenit 7 të Marrëveshjes Bazë, bashkë me nenin 10, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës(me vendimin shoqërues të Gjykatës Kushtetuese të datës 23 dhjetor 2015) me letrën Garantuese të ish-përfaqësueses së lartë Mogreni drejtuar kryeministrit të Kosovës(data 24 gusht 2015) dhe me qëndrimin e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (deklaratën e Cholet dhe Escobar-it, të datës 30 janar 2023)”, është thënë në propozimin e kryeministrit.
Mustafa: Kurti s`ka dashur të dëgjojë për letrën e Mogherinit
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka treguar për kundërshtimin që kryeministri Albin Kurti kishte në vitin 2015 për letrën e ish-shefes se diplomacisë së BE-së, Frederica Mogherini, të cilën tani në Bruksel po e përdor si referencë.
Mustafa ka treguar se në vitin 2015 Kurti as nuk ka dashur të dëgjonte për letër.
Në një prononcim për gazetën Nacionale, Mustafa ka thënë se tani kryeministri Albin Kurti në dialogun me Serbinë po pranon një marrëveshje shumë më të dëmshme se ajo e vitit 2015.
“Dhe çdo ndryshim që bëhet me vonë në statutin e Asociacioni duhet t`i nënshtrohet prapë verdiktit të Gjykatës Kushtetuese. Kështu është në marrëveshjen e vitit 2015, por këta nuk kanë dashtë, e kanë pasur një kauzë krejtësisht politike dhe sot janë në një situatë krejt tjetër, që po pranojnë diçka shumë më e rëndë se sa ajo që ka qenë në vitin 2015”, ka thënë Mustafa.
Takimi i 27 shkurtit / Mustafa: Kurti s`ka dashur të dëgjojë për letrën e Mogherinit, tani po pranon diçka shumë më të rëndë se ajo e 2015-s
Ai ka treguar se me insistimin e tij ka ardhur kjo letër, e cila jepte garancione se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
“Kurti e ka ditë këtë punë edhe përpara, sepse unë në vitin 2015 nuk kam pranuar të shkoj në Bruksel dhe të ta nënshkruaj marrëveshjen pa garancione të BE-së se asociacioni nuk do të këtë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë pushtet i tretë. Unë kam thënë se nëse ju nuk na garantoni me shkrim, atëherë unë nuk vij ta nënshkruaj marrëveshjen. Dhe një ditë para marrëveshjes Mogherni e ka dërguar shkresën me të cilën thotë se sipas pikëpamjeve tona, të BE-së, Asociacioni nuk do të këtë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë pushet i tretë dhe iu mirëpresim që të vini ta nënshkruani marrëveshjen”, ka thënë Mustafa.
Letra e ish-shefes së diplomacisë evropiane Frederica Mogherin jepte garancinë që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
Ish-shefja e diplomacisë në letrën e saj tregonte se Asociaciono i komunave me Shumicë Serbe do të jetë në harmoni me Marrëveshjen e Parë dhe ligjet e Kosovës. “Në kontekstin e diskutimit tonë për themelimin e Asociacioni/ Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, dua të konfirmoj se është kuptim i BE-së, se Asociaciono/Bashkësia – në harmoni me Marrëveshjen e Parë dhe ligjet e Kosovës – nuk do të konstituohet si nivel i tretë i qeverisjes dhe nuk do ketë fuqi ekzekutive. BE, në ushtrimin e rolit të tij si fascilitator i dialogut Prishtinë-Beograd do të vazhdojë të monitorojë respektimin dhe implementimin nga të dy palët të Marrëveshjes së Parë dhe marrëveshjeve të tjera të arritura në dialog”, thuhet në letrën e Mogherinit.