Betim Gjoshi nga PDK, ka reaguar pas vizitës që kandidati i VV’së për kryeministër, Albin Kurti, kishte në Shtërpcë, ku u pa të jetë i shoqëruar nga Cvetko Veljkoviq, i cili kohë më parë kishte shprehte haptas simpatinë e tij për kriminelin serb të luftës, Ratko Mlladiq.
Gjoshi në reagimin e tij ka thënë se Kurti për një grusht votash është në gjendje ta mohojë nënën dhe babën e vet.
“Për një grusht vota, Albin Kurti është në gjendje ta mohojë nanën dhe babën e vet. Prandaj pa problem rrin edhe me adhuruesit e kriminelit Ratko Mlladiq”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:
Albin Kurti
Për një grusht vota, Albin Kurti është në gjendje ta mohojë nanën dhe babën e vet.
Prandaj pa problem rrin edhe me adhuruesit e kriminelit Ratko Mlladiq. …See more