UEFA ka mbajtur bisedime për zhvendosjen e mundshme të finales së Ligës së Kampionëve në Stadiumin e Dritës në Lisbonë të Portugalisë, nëse Stambolli përballet me trazira pas zgjedhjeve presidenciale në Turqi.
Manchester City dhe Interi janë favoritë për të arritur në finale, e cila është caktuar të luhet në Stadiumin Ataturk më 10 qershor, por tani janë ngritur shqetësime se mund të ketë trazira civile nëse president Recep Tayyip Erdogan i humb zgjedhjet pas plot dy dekadave në pushtet.
UEFA do të ngurronte ta zhvendoste finalen, duke qenë se ngjarja më e madhe e futbollit evropian ishte zhvendosur dy herë nga Stambolli për shkak të Covidit më 2020 dhe 2021, por mund të detyrohet ta bëjë një gjë të tillë nëse siguria e tifozëve është në pyetje.
Sipas DailyMail, zyrtarët e UEFA-s kanë mbajtur takime joformale me Federatën e Futbollit të Portugalisë, e cila shprehu gatishmëri për t’i mbajtur finalet e 2020-s në Lisbonë dhe të 2021-s në Porto.
Kundërshtari kryesor i Erdoganit, Kemal Kilicdaroglu, është duke pritur me pesë për qind në një garë të ngushtë pas rrethit të parë të votimit të dielën. Ka sugjerime se gara mund të shkojë në balotazh më 2 maj.
Meqë finalja e Ligës së Kampionëve do të luhet dy javë më vonë, UEFA mund të detyrohet të marrë një vendim, edhe pse burime të Mail brenda shtëpisë së futbollit evropian këmbëngulin se nuk ka plane për ta zhvendosur nga Turqia finalen.