Policia ka dhënë detaje për vdekjen e të riut në Suharekë, që dyshohet se e ka vrarë vetën.
Në raport bëhet e ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:00. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitë relevante policore kanë sekuestruar nga vendi i ngjarjes një armë zjarri e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Rasti nën hetime nga njësitë kompetente.
Ndërkaq rasti është cilësuar si hetim i vdekjes.