Një i dyshuar në Ferizaj është arrestuar nga Policia pasi muajin e kaluar në rrjetin social Facebook ka kërcënuar një zyrtar policor, shkruan Gazeta Metro.
Më 16 prill 2023, rreth orës 14:30, Policia Rajonale e Ferizajt mësoi se një zyrtar policor është kërcënuar përmes rrjetit social Facebook.
Lidhur me rastin, policia hetimore e këtij rajoni nën autorizimin e prokurorit kujdestar kishte nisur hetimet.
Pas një pune intensive, hetuesit rajonalë kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin dje dhe në orën 16:00 kanë arrestuar A.A (M/K), i njëjti është intervistuar dhe ka pranuar se ka bërë kërcënimin.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura më të thelluara hetimore.