Policia e Kosovës, ka njoftuar se është një person është arrestuar pasi i njëjti ka fyer dhe ofenduar viktimën femër kosovare, transmeton Gazeta Metro.
Kështu është bërë e ditur nga PK’ja në raportin e saj, ku është shtuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në raportin e PK’së bëhet e ditur edhe se ky rast ka ndodhur në Suharekë.
‘‘DHUNË NË FAMILJE – Suharekë 10.05.2023-22:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka fyer e ofenduar viktimën femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje’’, ka njoftuar PK’ja.