Një femër kosovare, dje në orën 20:10 të mbrëmjes në Prishtinë, ka raportuar për një të dyshuar mashkull kosovar se ky i fundit i kishte vjedhur disa sende. Viktima ka tentuar ta ndalë të dyshuarin por ai e ka sulmuar, rasti mbetet nën hetim, shkruan Gazeta Metro.
Dje në orën 20:10 në Prishtinë, një vajzë kosovare ka rënë viktimë e vjedhjes nga një i dyshuar mashkull kosovar.
Në raportin e Policisë, thuhet se viktima ka tentuar ta ndalojë të dyshuarin, por ky i fundit e ka sulmuar fizikisht dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Rasti mbetet nën hetim.
Raporti i plotë nga Policia:
Prishtinë 10.05.2023-20:10 Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka vjedhur disa gjësende nga nga një lokal, viktima kishte tentuar ta ndalonte të dyshuarin por i njëjti e kishte sulmuar fizikisht atë dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti në hetime.