Policia e Kosovës, ka njoftuar se një personi i është vjedhur vetura me targa vendore, nga oborri i shtëpisë, transmeton Gazeta Metro.
Kështu është bërë e ditur përmes raportit të vetë PK’së, ku është shtuar se rasti është duke u hetuar.
Ky rast raportohet të ketë ndodhur në Drenas.
‘‘VETURË E VJEDHUR Arllat, Gllogoc 10.05.2023 – 10:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të panjohur nga oborri i shtëpisë së tij, i kanë vjedhur veturën me targa vendore. Rasti është duke u hetuar’’, ka njoftuar PK’ja.