Ditën e nesërme vendi ynë do te ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa përgjatë pjesës bregdetare fiton shpejtësi deri 15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2 deri 4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 8 deri 15°C
në zonat e ulëta 9 deri 21°C
në zonat bregdetare 10 deri 20°C