Ish ushtari i UÇK-së, Shkumbin Demaliaj, është përplasur me anëtarët e FARK-ut në studion e emisionin Pressing në T7.
Ai i ka pyetur ata se sa ditë kanë qenë në vija të frontit gjatë gjithë luftës dhe sa beteja kanë. Po ashtu ai ka shtuar se anëtarët e FARK-ut kanë përfituar nga lufta.
“Pyetni sa ditë kanë qenë në vijat e frontit. Kënd e kanë pasur shef të shtabit. Këta thonë se kanë pasur shefa të shtabit e ministra, por ku kanë qenë ata. Nuk ekzistojnë ata njerëz në terren të betohem. Beteja nuk kanë asnjë. Zhurmë sa të duash. Propagandën e kanë pasur supersonike. Kanë qenë të përgatitur në këtë aspekt”, tha ai.