Robert Lewandowski dhe Ronald Araujo mund të jenë kapitenët e rinj të Barcelonës.
Këtë sezon, kapitenët, përveç Busquets dhe Robertos, ishin Jordi Alba dhe Marc-Andre ter Stegen.
E ardhmja e Albas në klub është ende e pasigurt, por edhe nëse ai vazhdon të luajë për Blaugranët, skuadra do të duhet të zgjedhë një kapiten të katërt.
Sipas AS, këtë rol e pretendojnë dy futbollistë, sulmuesi Robert Lewandowski dhe mbrojtësi Ronald Araujo.
Si polaku ashtu edhe uruguaiani janë miratuar nga trajneri Xavi për t’u përfshirë në katër kapitenët.
Gjatë parasezonit në Barcelonë do të votohet për zgjedhjen e kapitenit të katërt. Nëse Alba largohet nga klubi, atëherë Lewandowski dhe Araujo do të hyjnë në katër kapitenët pa votë.