Me sukseset e njëpasnjëshme, përvojën dhe njohuritë që ka për fushën e tij, ekonominë, është momenti i duhur, që Valon Grabovci, tani kandidat për deputet nga PDK, të kontribuoje në politikë.
Grabovci i cili është me profesion ekonomist, ka vlerësuar se hyrja në politikë është një sferë e re për të, por mendon se do t’ia del me sukses, pasi që në jetë asnjë herë nuk ka njohur dështime dhe është i bindur se nuk do të dështojë as në politikë.
Ai ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve më 14 shkurt, duke e votuar të nominuarin e PDK-së për kryeministër Enver Hoxhajn, si dhe ka kërkuar besimin e qytetarëve për veten e tij.
Valon Grabovci është djali i dëshmorit Dinë Grabovci, është veteran i UÇK’së dhe është i diplomuar në shkencat e Ekonomisë.
Valoni mban numrin 49 në listën e PDK’së.