Sergio Busquets nuk do të jetë më lojtar i Barcelonës. Kapiteni i dy sezoneve të fundit do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni pasi ka kaluar 18 vjet me skuadrën katalanase.
“Ka qenë një nder dhe një burim krenarie, por gjithçka duhet të marrë fund”, tha Busquets në një postim të përbashkët me klubin.
Ai ka bërë më shumë se 700 ndeshje për Barcelonën dhe mban rekordin e më shumë El Clasico se çdo lojtar tjetër me 48 paraqitje kundër Real Madrid.
Mendohet se Busquets ka pranuar një ofertë nga Al-Hilal i Arabisë Saudite ku pritet të luajë së bashku me Lionel Messin. Jordi Alba gjithashtu përflitet se do të nënshkruajë me të njëjtën skuadër.