Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se partnerët ndërkombëtar duhet të jenë më serioz në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
Ai ka thënë se nuk po sheh seriozitet nga ta në zbatimin e kësaj marrëveshje, por as nga Kurti e Vuçiq.
“Partnerët ndërkombëtar duhet të jenë serioz edhe pas marrëveshje së Ohrit. Nëse kanë qenë serioz dhe vinin disa emisarë në Prishtinë dhe thonin ky është propozimi franko-gjerman, me mbështetje ndërkombëtare dhe nëse pas kësaj marrëveshje Serbia sillet njëjtë me Kosovën në arenën ndërkombëtare sikur mos të kishte ndodhur një marrëveshje, mendoj se parterëve u takon të jenë më serioz në zbatimin e marrëveshjes…. Nuk po shoh deri
tash vendosmëri as të Kurtit të Vuçiqit jo se jo, por as të partnerëve tanë që këtë marrëveshje ta shndërrojnë në realitet”, ka thënë Hoxhaj në emisionin “Ditari” në Tëvë 1
Ai ka thënë se dy ndërmjetësuesit Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak janë të pafuqishëm për të gjetur një zgjidhje mes palëve.
“Fakti që Borrelli dhe Lajçaku nuk ishin në gjendje t’i bindin vendet e tyre që ta japin një votë për ta vendosur Kosovën në rend të ditës në Këshill të Evropës tregon se sa të pafuqishëm janë ndërmjetësit evropian të cilët poashtu në karrierën time 20-vjeçare nuk kam parë të tillë”, ka thënë ai.