Një makinë është përfshirë nga zjarri teksa ishte në lëvizje pasditen e sotme në Elbasan.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Luigj Gurakuqi”, ndërsa makina drejtohej nga një 42-vjeçare e identifikuar me inicialet D.P.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në automjet. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.