Zenun Pajaziti nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka quajtur proces të padrejtë gjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Pajaziti ka thënë se ky proces është krejtësisht politik, që e rëndon imazhin e Kosovës dhe jo vetëm figurat e ish-krerëve të UÇK-së.
“Tashmë jemi duke u përballur me një proces të padrejtë, proces krejtësisht politik që po i rëndon jo vetëm krerët e UÇK-së por imazhin e gjithë vendit tonë, fatkeqësisht ky proces filloi me një raport të Dick Marty-t të sajuar politikisht, i cili doli se ishte i pasaktë që e nxiti një proces të tillë e që tashmë fare nuk është pjesë e këtij procesi”, ka thënë Pajaziti.
Sipas tij, ky proces gjyqësor është procesi më i padrejtë që ka ndodhur ndonjëherë në drejtësinë evropiane.
Pajaziti shpreson që ish-krerët e UÇK-së do të dëshmojnë pastërtinë e luftës çlirimtare.
“Ata janë të gatshëm të tregojnë pastërtinë e luftës çlirimtare. “Shpresoj që do ta kalojnë këtë sfidë për të përfunduar spekulimet e atyre që kanë pretenduar se lufta ka qenë më ndryshe, për të dëshmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së. Institucionet e Kosovës nuk është se kanë pasur shumë zgjidhje për t’u përballur me këto akuza të pareshtura, ka qenë një presion i jashtëzakonshëm nga partnerët ndërkombëtar
Ndërsa, i pyetur për takimin e 2 majit në Bruksel ku u miratua Deklarata për të Zhdukurit, Pajaziti ka thënë se Serbia gjithmonë ka manipuluar me të zhdukurit dhe se këtë po e pretendon edhe në këtë marrëveshje.
Deklarata e Pajazitit vjen në kohën kur edhe po mbahet seanca e radhës në Dhomat e Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit dhe tre bashkëluftëtarëve të tjerë, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët po akuzohen me krime të pretenduara lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Edhe dëshmitari i radhës ka nisur dëshminë e tij në seancë të mbyllur për publikun.
ë, kjo gjykatë është një histori e kaluar se si është pranuar apo aprovuar, por ka qenë në vazhdën e partneritetin tonë me proceset pararendëse”, ka vijuar ai.
Në këtë proces deri tani janë dëgjuar tre dëshmitarë të prokurorisë, të cilët kanë dëshmuar nën masa mbrojtëse dhe në seanca pothuajse tërësisht të mbyllura për publikun.
Ndryshe, pas më shumë se dy vjetësh në paraburgim, gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka filluar më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Ata po gjykohen për krime të pretenduara të luftës dhe po mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.