Deputeti i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e majtë ka një rënie drastike të investimeve publike në formimin e kapitalit Bruto. Ai thotë se nëse vazhdon kështu Kosova rrezikon të bjerë edhe më shumë, shkruan Gazeta Metro.
Deputeti Avdullah Hoti, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka kritikuar qeverinë, siç thotë ai, të majtën e Kosovës për uljen drastike të investimeve publike në formimin e kapitalit bruto.
Ai bën të ditur se gjatë kësaj qeverie, investimet në formimin e kapitalit kanë rënë nga 22.6% në 2019 në vetëm 9.7% në 2022.
Nëse është kështu, ai ka bërë të ditur se Kosova do të jetë edhe më keq në vitet e ardhshme dhe se Kosova ka një jetë të tërë për investime, duke marrë parasysh problemet ekonomike dhe sociale me të cilat ballafaqohet.