Pasditen e së martës në rrugën “Ker Sadrija” në Pejë është arrestuar një person i dyshuar pasi raportohet që sapo ka vërejtur zyrtarët policorë, e ka hedhur në tokë një qese të vogël me substancë të dyshuar narkotike, e cila më pas është sekuestruar.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.