Qytetarët e Kosovës që udhëtojnë qoftë me autobusë ose me taksi, po paguajnë akoma ngjashëm për një destinacion të caktuar ngjashëm sikurse para disa muajve, kur çmimi i naftës ishte në kulm.
Një qytetarë nga Prishtina në Pejë paguan 5 euro për një bilete një drejtimshe, por edhe përkundër uljes së cmimit të naftës, kompanitë turistike akoma i mbajnë të pandryshuara cmimet për klientët e tyre, raporton Gazeta Papirus.
Edhe nga Prishtina në Gjakovë dhe Istog biletat mbesin të njëjta. Cmimin nuk e kanë ulur as taksitë ilegale nga Prishtina në drejtim të Fushë Kosovës, ku më parë një biletë kushtonte 0.50 cent derisa tani kushton 0,70 cent.
Uljen e cmimit nuk e kanë ulur as taksitë legjitime, starti në një taksi nga Prishtina për një lokacion të caktuar është dy euro, derisa para ngritjes së cmimit të naftës kishte qenë 1.5 euro/Gazeta Papirus/